Aktivisti Redon Meksi, përmes një stuatusi në facebook ka bërë një lexim vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me “çështjen e Teatrit”, ku demaskon interpretimin e bërë prej kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili e konsideroi vendimin si një konfirmim të ligjshmërisë së prishjes së Teatrit Kombëtar. Meksi shprehet se vetëm një mendje perverse mund ta konsiderojë të ligjshme prishjen pas një VKM-je antikushtetuese.

Redon Meksi: Dy fjale per laliersat dhe mediat e tij:

Gjykata Kushtetuese pervec dispozitivit , ne njoftimin e saj kishte bere dhe nje arsyetim te shkurter te vendimit (mbase mqs kjo ceshtje dihet qe do hapi debat). Ne kete arsyetim te shkurter, shprehet per VKB e lalit, ku thote qe nuk eshte ne juridiksion te GJK te merret me ate vendim, prandaj rrezohet kerkesa. Kjo nuk e ben te ligjshem ate VKB.

Vetem nje mendje perverse mund ta konsideroje te ligjshme shembjen qe vjen pas nje VKM-je antikushtetuese dhe pa nje leje ndertimi ( kerkohet nga ligji dhe per prishjen)

me poshte pjesa e arsyetimit te GJK

ps: per me shume duhet te presim vendimin e arsyetuar

Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme pranoi kërkesën e presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e ligjit për ndërtimin e teatrit të ri si dhe rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë, gjë e cila më pas i hapi rrugën prishjes përmes vendimit të Këshillit Bashkiak.

Në vendimin e Kushtetueses u rrëzua kërkesa për shfuqizimin e vendimit të prishjes së teatrit, pikë të cilën kryebashkiaku e përdor për legjitimimin e verpimeve të bashkisë dhe qeverisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re