Analisti Aleskandër Cipa ka qenë i ftuar në studion e Fax News, për të folur në lidhje me vendimin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku shpallte ‘non-grata’ ish kryeministrin Sali Berisha.

Cipa është shprehur se ky vendim dhe lajmërim është nxjerrë nga një institucion shumë i rëndësishëm prandaj ka shumë vlerë.

Ai tha se kjo është një çështje që mund të merret në shqyrtim nga drejtësia shqiptare për të analizuar akuzat që i bëhen ish kryeministrit Berisha.

Më tej ai shtoi se ky vendim shton besimin tek SHBA me shpresën se do të ketë kapje të “peshqve të mëdhenj” ashtu siç pati qenë premtuar më parë. Ndërsa e konsideroi si figurë të rëndësishme historike, analisti tha se PD duhet të reagojë në mënyrë institucionale pasi Berisha të bëjë reagimin e tij.

“Sekretari amerikan i shtetit është një pozicion dhe institucion shumë i rëndësishëm. Si i tillë ai ka një rëndësi të vecantë sepse i drejtohet ish kryeministrit dhe ish presidentit të vendit që ka dominuar skenën politike të vendit për 30 vite. Kur them që ka një vendim, nënkuptojnë faktin se nuk e lejojnë hyrjen e Berishës dhe familjarëve të tij në SHBA nën akuzën e një korrupsioni.

Së pari lihet të nënkuptohet se kjo është një cështje që do të drejtohet nga sistemi i drtejtësisë në Shqipëri. Ne e dimë se edhe pse zoti Berisha e ka mbyllur si të themi karrierën e tij aktive politike, ai duket sikur ka një ndikim të madh në jetën tonë, në mënyrë të tërthortë sepse mendimet e tij respektohen.

Rikthen besueshmërinë tek përfaqësuesit e SHBA-së në Shqipëri për goditjen e ‘peshqve të mëdhenj’. Në pikëpamjen e perceptimit, kjo është një goditje e peshkut më të madh që ka pasur Shqipëria në 30 vite”- u shpreh Çipa.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re