Më mirë të vazhdosh të përfitosh një rrogë të majme, apo të drejtosh ekipin e zemrës? Për Erik Ten Hag, paratë janë kthyer në prioritet.
Trajneri i njohur holandez, i shkarkuar në mënyrë të bujshme vetëm pak ndeshje pasi mori drejtimin e Bajer Leverkusenit, mori ofertën për të drejtuar një klub që ia ka dashur të drejtojë gjithmonë. Tuente, ekipi në të cilin ai ka qenë edhe futbollist, kërkonte trajner pas një starti jo të mirë të kampionatit,
Por përgjigja ka qenë “jo”, pasi Ten Hag nuk ka dashur të heqë dorë nga rroga që vazhdon të përfitojë nga Bajern Leverkusen edhe pse është shkarkuar nga drejtimi i ekipit. Ai vazhdon të paguhet rregullisht nga gjermanët, të cilët i detyrohen rreth 4,5 milionë euro deri në fundin e kontratës. Por kjo pagesë ndërpritet sapo të nisë punë në një skuadër të re.
Dhe Ten Hag ka bërë llogaritë se duke punuar për Tuente, nuk do të përfitonte kurrë një shifër të tillë. Ndaj i ka thënë “jo”, klubit të zemrës duke vazhduar pushimet e paguara.



