Mario Dajsinani, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti janë të sakrifikuarit e Kombëtares për ndeshjen me Letoninë. “Panorama Sport” mëson se Silvinjo ka vendosur të dërgojë në tribunë këto 3 lojtarë, pasi lista e mëparshme ishte me 27 emra.Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale i sheh jashtë saj.

Trajneri brazilian ka rikthyer vetëm Adrian Bajramin për sfidën e sotme për shkak se Berat Gjimshiti nuk është i disponueshëm për shkak të kartonit të verdhë që mori kundër Serbisë. Ndërsa tre futbollistët e tjerë ishin në tribunë edhe për duelin që u zhvillua në “Air Albania” para 3 ditësh.

Shqipëria kërkon fitoren për të vazhduar ëndrrën “Botëror” dhe sfida me Letoninë nis në orën 20:45.

BRIKENA BISKU-

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko