U luajtën prej orës 18:45, nëntë duelet e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës që prodhuan në total plot 22 gola.
Vlen të theksohet fakti se vetëm 2 skuadra udhëtuese arritën të triumfonin. Bëhet fjalë për anglezët e Kristal Palas që mposhtën Dinamo Kievin me rezultatin 0-2 si dhe gjermanët e Mainc, në përballjen ndaj Omonias me rezultatin 0-1.
Dueli mes KuPS dhe Dritës u mbyll në barazim, teksa në 6 duelet e tjera festuan skuadrat vendase, Jagiellonia, Lausane, Leh Poznan, Noah, Rajo Vajekano dhe Zrinjski.
GOLAT E NDESHJEVE: VIDEO
REZULTATET:


