Boka Zhuniors dhe Benfika e kanë mbyllur në barazimin 2-2 sfidën spektakolare. Në këtë duel nuk munguan rastet, golat por edhe kartonët e kuq.Dueli fillimisht u zhbllokua nga brazilianët me golin e Merentiel dhe në të 27-ën Bataglia dyfishoi shifrat. Mesfushori Herrera i cili pak çaste më parë kishte dalë nga fusha për shkak të një dëmtimi mori karton të kuq.
Në fundin e pjesës së parë ishte Di Maria i cili përfitoi për të shkurtuar diferencën dhe të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë. Kështu u mbyllën 45 minutat e para. Në të dytën portugezët ngelën me 10 lojtarë pasi Andrea Beloti mori karton të kuq duke lënë fushën e lojës. Ishte Otamendi i cili vendosi baraspeshën në të 84-ën. Më pas Boka ngeli me 10 lojtarë pasi Figal mori karton të kuq.