Mustafa Lici ka mohuar çdo lidhje të djalit të tij Ibrahim Lici me vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet i vdekur në zonën e Livadheve mëngjesin e djeshëm në Shkodër.

Duke iu drejtuar mediave, Lici shprehet se kamerat e sigurisë konfirmojnë se Ibrahim Lici nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, për të cilin ai shprehet se e kanë komshi.

Lici thekson se 15-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Mustafës është i punësuar tek Astmer Bilali.

“Na akuzojnë për vrasjen e komshiut tonë, 15 vjeçari i arrestuar, i punësuar te Astmer Bilali dhe Bajrajt. Tani tentojnë të përfshijnë djalin tim me miratim nga Policia e Shtetit. Ne kemi si provë kamera. Në çdo moment ku hamë ku rrimë, filmohemi prej kamerave.

Këto janë flluska sapuni si rastin tjetër që ia kanë ngarkuar vrasjet dhe kanë rënë poshtë , dhe tani ia ngarkojnë dhe vrasjet e tjera. Këto nuk kane problem te vrasin për të arrestuar një armik“, shprehet ai.

Kujtojmë që Lici është aleat i Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës.

Ai do të merrte pjesë në koalicion me PD-në në zgjedhjet e 25 prillit, por tri ditë para mbajtjes së tyre, për shkak të presionit amerikan, Basha u detyrua ta hiqte nga koalicioni.

Megjithatë, pas zgjedhjeve të humbura, Lici ka shprehur besnikërinë për PD-në dhe Lulzim Bashën, duke pretenduar se zgjedhjet u vodhën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re