Ditën e sotme këshilli i Qarkut Kukës ka vendosur që t’i heqë titullin qytetar publicistit të njohur të Kosovës, Veton Surroi.

Vendimi i u mor gjatë mbledhjes së mbajtur ditën e sotme, ndërkohë që nxiti shumë reagime në media, përfshirë edhe reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama , i cili e quajti një lajthitje kolektive dhe tha se shpreson që Prefekti ta rrëzojë këtë vendim.

Fill pas reagimit të kryeministrit, erdhi edhe reagimi i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicit, i cili kërkoi ndjesë për këtë vendim duke e cilësuar atë si të nxituar.

Por në një video të publikuar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Gjici shihet shumë i vendosur duke kërkuar me ngulm që Veton Surroit t’i hiqej titulli, duke thënë se Surroi po bën fushatë politike dhe mediatike kundër ushtarëve të UÇK-së.

“Ai po bën fushatë politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë nderi është ky? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë”, shprehet Gjici ndër të tjera.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re