Skip to content

VIDEO/ Daku tund rrjetën në formulën e çuditshme të Kupës, klubi i tij kalon në turin tjetër

mirlind daku

Rubin Kazan ku luan Mirlind Daku, ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Rusisë, falë formulës së çuditshme që ka ky turne, duke vazhduar rrugëtimin në play-off rajonal.

Mënyra se si është kualifikuar nga faza në grupe ka qenë e pazakontë, pasi i është dashur një barazim dhe fitore me penallti për të vazhduar më tej në fund të 90 minutave.

Në ndeshjen ndaj Akhmat Grozni, vendosej se cila skuadër do merrte vendin e tretë në grup dhe kualifikimin në play-off rajonal. 90 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 3-3, me golin e tretë për vendasit të cilin e shënoi Shabanhaxhaj.

Skuadrat ndanë nga një pikë dhe nisën duelin për pikën ekstra, që do i jepej ekipit që fitonte në gjuajtjet e penalltive. Aty, Rubin Kazan u tregua më i saktë dhe falë edhe realizimeve të Dakut e Hoxhës, triumfoi 4-3.

SHIH VIDEON

Kësisoj, ia doli të merrte vendin e tretë në grup dhe të vazhdonte më tej rrugëtimin në turne falë kësaj pike shtesë, që nëse do i shkonte ekipit tjetër, do kishte eliminuar Rubin Kazanin.