Një situatë aspak normale u regjistrua në ndeshjen e Kupës së Brazilit mes Juventudes dhe Internacionalit. 

15 minuta përpara fundit, një tifoz i Internacionalit u fut në fushë dhe vrapoi për të goditur sulmuesin Ener Valencian, të skuadrës së tij. 

Alan Rushel, mbrojtësi i majtë i ekipit vendas të Juventudes, i doli në ndihmë futbollistit kundërshtar duke frenuar dhe goditur agresorin. 

Futbollisti e goditi me grusht tifozin, duke e lënë të shtrirë në tokë, teksa më pas ishin forcat e sigurisë që e larguan nga fusha tifozin e Internacionalit.  

Situata e pazakontë nuk u mbyll këtu, teksa VAR-i ndërhyri dhe për çudinë e të gjithëve arbitri kryesor vendosi të ndëshkonte me karton të kuq 34-vjeçarin e Juventudes, që goditi me grusht tifozin. Për më tepër shikoni pamjet:  

Alan Ruschel expulso depois de cruzado em torcedor que invadiu o campo
byu/eusouavelocidade infutebol

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re