Françesko Toti ndez magjinë dhe e bën Tardinin të shpërthejë me një kryevepër absolute.Gjatë ndeshjes së legjendave të organizuar nga Operazione Nostalgia, ish-kapiteni i Romës shënoi një gol spektakolar… direkt nga mesi i fushës! Në moshën 48 vjeçare ai vërtetoi edhe njëherë se talenti nuk njeh moshë.
Në minutën e 21-të, me një vizion të shpejtë si rrufeja, Toti e ndërpreu topin në gjysmën e tij, e dalloi portierin kundërshtar Sebastien Frei jashtë vijës së tij dhe lëshoi një gjuajtje vdekjeprurëse me të djathtën që përfundoi në trekëndësh.
Në fushë, shokët e ekipit dhe kundërshtarët mbetën pa fjalë. Midis tyre ishin emra historikë të futbollit si Veron, Fiore, Panuçi, Aldair dhe Kandela. Por ylli i padiskutueshëm ishte ai, legjenda e përjetshme e Romës i cili i dha turmës të dridhura.
Toti, me prekjen e tij hyjnore, u kujtoi të gjithëve se klasi i vërtetë nuk tërhiqet kurrë.