Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në burg për blerje votash, pritet të jetë deputet në Parlamentin Evropian.

Ai renditet i treti mes kandidatëve më të votuar nga partia “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis.

Në Himarë ndërkohë ka nisur festa, teksa janë hedhur fishekzjarre, ndërsa njerëzit kanë dalë jashtë për të festuar.

Listën e kryeson deri më tani gazetari Giorgos Attias me 3775, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (2868) dhe Fredi Beleri (2473). Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis (2003), Eliza Vozeberg (1941), Eleonora Meleti (1541) dhe Vassilis Kontozamanis e minoritari tjetër Pirro Dhima.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re