Aksione të shumta të spastrimit të plazheve nga shezlonget në të gjithë vijën bregdetare të vendit, janë ndërmarrë ditën e sotme. Ka pasur përplasje të policisë jo vetëm me proinarët e shezlongëve por edhe me qytetarët të cilët kishin paguar për shërbimin e marrë.

Ndërsa së fundmi, një ëprplasje ka ndodhur mes pronares të një hoteli dhe policisë në Velipojë ku po vazhdon aksioni për spastrimin e vijës bregdetare nga personat që siç raportohet e kanë zaptuar ilegalisht.

Në videot e mëposhtme, shihet një përplasje mes pronares së hotelit dhe policisë. Pronarja e hotelit ka kërkuar që të lirohen hapësirat publike përpara hotelit të saj, ndërsa policia ka thënë se po bën vetëm atë që i është kërkuar në vendet e përcaktuara.

“Jam qytetare amerikane unë nuk duhet me ma ngrit zonin se thirra direkt ambasadën. Ju keni liru hapësira të tjera, mua më duhet të lironi hapësirën që ëshë përballë hotelit tim të çertefikuar”- ka thënë ndër të tjera pronarja e hotelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re