Skip to content

VIDEO/ La Danimarkën për Shqipërinë, sulmuesi shkëlqen me tjetër gol për kartolinë

Screenshot 58

Agon Maçolli po kalon një formë mjaft të mirë te Frederika në Danimarkë. Dhe pse skuadra e tij u mposht dje nga Odense, Maçolli ishte autor i një prej golave në humbjen 3 me 2.

26-vjeçari e mori topin mjaft mirë në zonë duke gjetur rrjetën që rihapi takimin. Për sulmuesin anësor ishte goli i katërt në nëntë ndeshjet e luajtura të këtij edicioni, ndërsa ka asistuar edhe një tjetër.

Kujtojmë se Maçolli largohej nga Danimarka, për të luajtur me Shqipërinë. Te kuqezinjtë numëron paraqitje me ekipin U-21.

Goli i Agon Maçollit: (VIDEO)