Edhe mbrëmjen e sotme kanë vijuar protestat e operatorëve të biznesit në qytetin e Vlorës, të cilët janë ngritur që ditën e djeshme në protestë kundër vendimeve të qeverisë, përsa i përket shtyrjes së orarit të muzikës dhe orës policore për këto lloj biznesesh, në këto muaj të sezonit turistik.

Gjatë ditës së sotme, pronarët e bareve dhe restoranteve në zonën e ‘Lungomares’ kanë ndezur qirinj para bizneseve të tyre dhe kanë vendosur parulla.

Sipas bizneseve të Vlorës këto forma arbitrare që po ndodhin nga policia për mbylljen me dhunë të aktivitetit janë me qëllim largimin e turistëve nga Vlora drejt rezorteve në jug të vendit.

Ata theksojnë se e gjithë kjo bëhet në mënyrë selektive me qëllim favorizimin e bizneseve të mëdhaja dhe rezorteve me pronarë afër qeverisë.

Kujtojmë se biznesi i Vlorës i është drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Rama dy ditë më parë, ku i kërkoi të drejtën për të ushtruar aktivitetin biznesit deri në orën 02:00 të mëngjesit dhe lejimin e muzikës deri në orën 00:00.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë për Jugun, Vasil Bedinaj, i cili në një lidhje telefonike për FaxNews, foli në lidhje me shoqërimet e dhunshme të administratorëve të lokaleve dhe punonjësve të tyre që nuk kishin respektuar orën policore mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Teksa i cilësoi skenat si të shëmtuara dhe të dhunshme, Bedinaj tha se ato mund të ishin kursyer dhe mund të bëhej një shoqërim normal i personave që kishin lejuar muzikën pas orës policore.

Sipas Bedinaj baret dhe restorantet në shëtitoren e Vlorës do të jenë 99% të mbyllura ditën e sotme në shënjë proteste ndaj asaj që ndodhi, ndërkohë që ai kërkoi nga qeveria bërjen me detyrim të vaksinës për popullatën dhe hapjen e plotë të aktivitetit ekonomik pa kufizime për biznesin.

“Ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ka qenë një shfaqje shumë e shëmtuar në një orar ku shëtitorja e Vlorës ishte e mbipopulluar me turistë vendas dhe të huaj.

Nuk jemi për të mbrojtur administratorët që nuk kanë ulur muzikën pas orës së lejuar. Jemi kundër asaj skene dhe shfaqjeje nga ana e Policisë së Shtetit, pasi mund të gjendej një mënyrë më paqësore për shoqërimin e të ndaluarve.

Gjithësesi nuk kemi fajësuar vetëm policinë e shtetit dhe të shfaqësojmë administratorët e bizneseve.

Reagimi jonë ka ardhur pasi janë arrestuar dy kamarierë. Ky reagim ka qenë mëse normal, paqësor, ku qindra admionistratorë janë mbledhur përpara komisariatit të Vlorës. Kanë qenë me qindra administratorë dhe pronarë lokalesh të cilët janë mbledhur për të negociuar lirimin e kamarierëve të cilët pas 12-orësh punë fizike mbahen me të padrejtë në polici.

Kemi kaluar mbrëmë një shfaqje shumë të shëmtuar. Nuk fajësojmë gjithë Policinë e Shtetit, pasi Vlora ka drejtues shumë të mirë, por efektivë të caktuar të cilët kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

E gjithë ajo skenë duhet të ishte eliminuar, incidente të tilla nuk duhet të ndodhin më.

Patjetër që muzika ka ndikuar në të ardhurat e bizneseve, qyteti i Vlorës ka qenë i gjallë deri në orët e para të mëngjesit. Ok ne kuptojmë pandeminë, po si ka mundësi që lejohen grumbullime masive gjatë ditës dhe gjatë natës jo.

I gjithë biznesi në të gjithë botën është mbështetur nga qeveritë e tyre dhe nuk po e ndjen siç e ndjen biznesi shqiptar. Nuk është se po ndëshkohen vetëm administratorët e bizneseve, por edhe të gjithë punonjësit e tyre në sektorin jetik të turizmit.

A nuk do të ishte më e lehtë dhe me më pak kosto ekonomike për biznesin nëse shteti do ta bënte të detyrueshme vaksinën. Pse mos të dalë një ligj që ta detyrojë popullatën e vendit në mënyrë që të hapet ekonomia dhe të

99% e bareve dhe restoranteve në Lungomaren e Vlorës janë mbyllur në shenjë protestë ditën e sotme. Rreth orës 2 do të ketë një takim me administratorët e bizneseve, ku do të vendoset për hapat që do të niqen më pas”, tha Bedinaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re