Java që lamë pas ishte mjaft e mirë për disa prej legjionarët. Enis Çokaj shkëlqeu me Levadiakos, që fitoi 4-0 në shtëpi ndaj Kretes.

Sfida ishte e vlefshme për javën e katërt të kampionatit grek, ndërsa Çokaj asistoi golin e katërt që vuloi rezultatin përfundimtar. Mesfushori u përfshi edhe në formacionin e javës të Superligës greke nga “Sofascore”.

26-vjeçari ka shkëlqyer kështu pas ftesës nga Silvinjo te Kombëtarja. Çokaj luajti edhe në sfidën miqësore me Gjibraltarin, teksa ndaj Letonisë qëndroi në stol.

Asisti i Enis Çokajt: (VIDEO)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re