Një moment dramatik u regjistrua në minutën e 67-të në duelin mes Skocisë dhe Hungarisë. Sulmuesi hungarez Varga humbi ndjenjat në fushë, pas një përplasje me portierin kundërshtar Dun.  

Varga qëndroi në tokë për disa minuta, teksa u transportua më pas me barelë, për të marrë ndihmën mjekësore më të specializuar.  

Në momentin e transportimit, Varga u mbulua me çarçafë të shumtë, teksa shokët e skuadrës shpërthyen në lot, të shqetësuar për gjendjen e tij.  

PAMJET: (VIDEO)VIDEO 

Më pas Hungaria fitoi ndeshjen vendimtare kundër Skocisë falë golit të Ksoboth në minutën e 100-të . Pas përfundimit të ndeshjes, kapiteni Szoboszlai dhe shokët e tij shfaqën një fanellë të Vargës dhe ia dedikuan fitoren atij.    

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko