Shqipëria nuk ia ka dalë të marrë më shumë se një pikë në transfertën në Riga të Letonisë përballë vendasve në ndeshjen e katërt të Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kuqezinjtë kanë mbyllur sfidën me shifrat 1-1, me një paraqitje zhgënjyese, ku u duk shumë pak nga grinta që kishin shfaqur pak ditë më parë në Tiranë.
Ndeshja filloi me drithërima për një penallti të fituar nga vendasit, por për fat Strakosha gjeti krahun e duhur dhe e neutralizoi. Ndërkohë, fati ndihmoi kuqezinjtë pak më vonë të gjenin rrjetën me një autogol të kapitenit të vendasve. Por para fundit të pjesës së parë, ishte përsëri kapiteni ai i cili tundi rrjetën, këtë herë duke mposhtur Strakoshën për të barazuar rezultatin.
Ndërkaq, në pjesën e dytë, Shqipëria mbajti më shumë topin, por nuk gjeti momentin e duhur për të rrezikuar ashtu siç duhet portën vendase, me sulmin që dukej i izoluar apo larg katërkëndorit vendas. Kështu, sfida u mbyll me shifrat 1-1 që vështirësojnë edhe më shumë rrugëtimin e Shqipërisë në ëndrrën e Botërorit 2026.
LIVE LETONI-SHQIPËRI 1-1
45’+4′ Çernomordijs / 29′ (ag) Çernomordijs
NGJARJET KRYESORE
90’+3’ Aksion i shpejtë i Bajramit nga e djathta, pasimi në qendër devijohet nga portieri e më pas Asllani nga distanca nuk gjen portën. (VIDEO)
90’+1’ Goditja e dënimit ballore e Asllanit bllokohet në zonën kundërshtare.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
85’ Një gjuajtje me kokë e Muçit nuk gjen katërkëndorin e portës vendase.
84’ Çernomordijs ndëshkohet me të verdhë pas një ndalimi të parregullt të Dakut.
82’ Daku e Uzuni hyjnë në fushë në vend të Brojës dhe Manajt.
80’ Broja pason në qendër për Manajn i cili kthehet dhe gjuan, por gjen të vëmendshëm portierin vendas. (VIDEO)
77’ Broja nga e majta driblon dy lojtarë dhe në fund merr një goditje këndi.
75’ Ikaunieks dhe Gutkovskis lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Regzha dhe Dashkeviçs.
72’ Aksion shumë i gjatë i kuqezinjve që qarkullojnë topin për të kërkuar një hapësirë, por asnjë nuk ia del të gjuajë drejt katërkëndorit të letonezëve.
69’ Del nga loja edhe Laçi për t’i bërë vend Bajramit në radhët e kuqezinjve.
64’ Pasim i shpejtë në qendër i Asllanit për Manajn, sulmuesi nuk ia del të kontrollojë sferën. (VIDEO)
62’ Laçi provon në pozicion ballor nga distanca, sfera shkon shumë lart mbi traversë.
60’ Vjen lëvizja e parë nga pankina, me Muçin i cili merr vendin e Hoxhës.
55’ Gjuajte e fortë nga distanca e Asllanit, portieri vendas grushton në këndore. (VIDEO)
51’ Mundësi e artë e kuqezinjve për të shënuar pas një goditje këndi, pasi Ismajli me kokë e pastaj Manaj nuk ia dalin të kalojnë portierin kundërshtar. (VIDEO)
49’ Ciganiks ndëshkohet me karton të verdhë.
49’ Ikaunieks gjen hapësirë para zonës kuqezi dhe lëshon një gjuajtje që për fat nuk është e fortë dhe shkon në duart e Strakoshës.
46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.
45’+5’ Mbyllet në barazim pjesa e parë.
45’+4’ Kuqezinjtë e pafat! Pas një goditje të shpejtë nga këndi, Çernomordijs me kokë mposht Strakoshën. (VIDEO)
45’+4’ Pas një goditje këndi, topi qarkullon rrezikshëm në zonë dhe vendasit i afrohen golit.
45’ Jepen 5 minuta shtesë.
44’ Harkime radhazi në zonën e Strakoshës, Kumbulla dhe Ismajli ia dalin të spastrojnë rrezikun duke mos lejuar gjuajtje të kundërshtarëve.
40’ Faull i Ismajlit ndaj Gutkovskis në kufijtë e zonës, kuqezinjtë shpëtojnë nga një penallti e mundshme. (VIDEO)
36’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, topi shkon te Asllani i cili lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, pa gjetur katërkëndorin. (VIDEO)
36’ Broja në të djathtën vallëzon mes mbrojtësve e më pas fiton një goditje këndi.
29’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, topi shkon drejt Manajt, devijohet nga sulmuesi pas prekjes së Çernomordijs dhe shkon në rrjetë. (VIDEO)
21’ Pret Strakosha gjuajtjen e Ikaunieks! (VIDEO)
18’ Penallti për Letoninë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis rrëzohet në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)
17’ Balliu harkon në zonë, Manaj e Asllani ngatërrohen dhe nuk gjuajnë në portë.
12’ Broja fiton topin në të djathtën pranë zonës dhe pason për Laçin, gjuajtja e të cilit bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)
9’ Dy goditje këndi radhazi për kuqezinjtë, por pa gjetur një devijim që mund të rrezikonte portën e vendasve.
7’ Harkim i Asllanit në zonë, një mbrojtës devijon dhe i heq sferën Manajt duke rrezikuar edhe autogolin. (VIDEO)
2’ Në harkimin nga këndi është Gutkovskis i cili devijon rrezikshëm duke vënë në provë Strakoshën. (VIDEO)
2’ Vendasit sulmojnë nga e djathta dhe fitojnë shpejt një këndore.
1’ Nis dueli në Riga.
FORMACIONET ZYRTARE
LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Çernomordijs, Balodis, Jaurizems, Saveljevs, Ciganiks, Varslavans, Zelenkovs, Ikaunieks, Gutkovskis.
Trajner: Paolo NIkolato
SHQIPËRIA: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Balliu, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Hoxha, Broja, Manaj.
Trajner: Silvinjo