Sot do të mbahet gara e Çmimit të Madh të Kanadasë. Rasëll do e nisë i pari, pasi i mbylli kualifikueset e djeshme në vendin e parë.

Vershtapen do e ndjekë, ndërsa Piastri e mbylli i treti. Piloti i MekLaren nuk ia doli të sigurojë tjetë rezultat, ndërsa shoku i skuadrës, Norris, e nis i shtati.

Piloti i Redbull, Vershtapen, është shprehur para garës në Montreal se nuk mund të konkurrojë me makinat e MekLaren. Në këtë mënyrë gara për të duket se do të jetë me Rasëll.

Antoneli, tjetër pilot i Mercedes, do të niset i katërti. Pas tij vijon Hamilton, ndërsa Alonso është surpriza me vendin e gjashtë. “Top 10” mbyllet me Leklerk, Hadjar dhe Albon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko