Aktori i njohur turk, Dogukan Gungor, i cili interpretonte personazhin e Fatin në serilian “Kizilcik Seberti”, është larguar zyrtarisht nga seriali. Shkak u bë përfshirja e tij në një hetim për drogë.

Mediat turke shkruajnë se largimi i aktorit erdhi pasi rezultoi pozitiv në një test droge, i kryer në kuadër të një hetimi që përfshinte disa figura të njohura të botës së artit dhe ekranit.

Pas këtij zhvillimi, producentët e serialit morën vendimin për ta përjashtuar Gungor nga kasti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re