Një automjet është djegur plotësisht në Orikum, Vlorë, pasi është përfshirë nga flakët.

Mësohet së në automjeti tip Pezho 307 ndodhej drejtuesi i mjetit dhe një persona tjetër, por fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëm.

Burime bëjnë me dije se është kërkuar ndihmë e zjarrfikëses të Vlorës, pasi Orikumi nuk ka zjarrfikëse, por nuk ka mbërritur në kohë  për të parandaluar djegien e automjetit, për shkak të trafikut të rënduar.

Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re