Argjentina dhe Kolumbia barazuan 1 me 1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndeshja pati një tension të madh ku u përfshinë edhe dy kapitenët, Leo Mesi dhe Hames Rodrigez.

Gjatë një përplasje në fushë, Mesi përfitoi nga mundësia për t’ju drejtuar ish-lojtarit të Realit. Shkak ishin deklaratat e mëparshme të tij, ndërsa Argjentina kishte fituar Kupën e Amerikës duke mposhtur Kolumbinë.

“Ti the se na ndihmuan në finale. Ti flet shumë”, iu drejt Mesi rivalit të tij. “Nuk kam thënë asgjë”, u përgjigj ndërkohë Hames Rodrigez.

Mesi u pyet më pas çfarë i tha Rodrigezit në fushë, por refuzoi të tregonte. “Çfarë thuhet në fushë, mbetet aty”, u shpreh Mesi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko