Ky veprim duket si një hakmarrje ndaj sjelljeve anti-sportive të tifozëve çekë gjatë takimit të mëparshëm në Pragë, ku ata hapën flamuj me mesazhe provokuese.
Vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i sfidës Shqipëri-Çeki, dhe një video e re ka shpërthyer në rrjet, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Në këtë video, tifogrupi shqiptar “Plisat” shfaqet duke mbajtur një flamur çek dhe duke i vënë flakën, duke krijuar një moment të nxehtë në prag të ndeshjes.
Ky veprim duket si një hakmarrje ndaj sjelljeve anti-sportive të tifozëve çekë gjatë takimit të mëparshëm në Pragë, ku ata hapën flamuj me mesazhe provokuese. E gjithë kjo ka ngjallur reagime të shumta dhe e ka shtuar tensionin para sfidës së sotme, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.
