Dueli mes Palmeiras dhe Portos i velfshëm për fazën e grupeve në Botërorin e Klubeve është mbyllur në barazimin pa gola.
Pjesa e parë prodhoi disa raste nga të dyja skuadrat, por portierët kanë bërë më së miri detyrën e tyre duke mbajtur portat të paprekura.
Pjesa e dytë ishte fotokopje e të parës me gjuajtjet që nuk munguan dhe portierët të cilët bënë heronjtë për skuadrat e tyre. Gjatë sfidës 5 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të verdhë.