Leroi Sane do të jetë futbollisti i ri i Gallatasarajt dhe sulmuesit gjerman nuk i është dashur shumë kohë për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo për tifozët e skuadrës së njohur turke. Atij i është bërë një pritje mbresëlënëse në Stamboll nga mbështetësit e skuadrës që kishin orë të tëra që e prisnin.

Kur u mësua se Sane kishte pranuar ofertën e Gallatasarajt duke refuzuar rinovimin me Bajernin, rrjetet sociale u mbushën me festimet e tifozëve të klubit kampion të Turqisë. Ishte vetë Gallatasaraj që publikoi në rrjet avionin që po udhëtonte drejt Turqisë me lojtarin që mbërrinte për të firmosur. Një postim i cili u ndoq drejtpërdrejtë deri nga 1,5 milionë njerëz njëkohësisht në një moment të caktuar të tij.

Më pas e kishte radhën festa në aeroport, ku Sane është pritur si hero sapo ka dalë nga avioni.

Festa vazhdoi edhe në rrugët e Stambollit ku kalonte makina e tij, teksa tifozë të shumtë me flakadanë i kthyen ato në një stadium të mirëfilltë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko