Një ngjarje e pa precedentë ka ndodhur ditën e sotme në sallën e Kuvendit.
Ndërkohë që sapo kishte nisur seanca parlamentare, një punonjës i Gardës është përplasur me gazetarin e News24, Osman Stafa.

Ndërkohë që gazetari Osman Stafa po bente detyren e tij të filmonte dhe raportonte nga lozha e Kuvendit, vend ku qëndrojnë punonjësit e medias, gardisti ka ndërhyrë duke i kërkuar të mos filmonte, pavarësisht se një gjë e tillë nuk ndalohet në asnjë rregullore.

Është dashur ndërhyrja e kolegëve të tjerë të medias dhe një punonjësi tjetër të Gardës që ka tërhequr kolegun e tij jashtë sallës, që situata të mos agravonte.

Në videon e publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë në rrjetet e tij sociale, Tedi Blushi shihet dinamika e ngjarjes.

Ndërsa dëgjohet i revoltuar edhe gazetari Osman Stafa duke iu drejtuar gardistiti i cili e ka penguar te ushtroje detyren e tij: Do të bësh gangsterin me mua? Turp të kesh.

REAGIMI

Ndërkohë që Tedi Blushi e ka cilësuar si të papranueshme qëndrimin për të dëbuar gazetarët nga punimet e parlamentit. “ Dëbimi i dhunshëm i gazetarëve nga punimet e seancës së sotme parlamentare dhe pengimi me forcë për ushtrimin e detyrës së tyre është një akt shumë i rëndë dhe sulm i radhës ndaj lirisë së fjalës.

Urdhri i paligjshëm i Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe zbatimi i tij brutal nga patronazhistët e Gardës së Republikës është i dënueshëm dhe vijim i sulmeve të porositura shtetërore të “Rilindjes” ndaj pavarësisë së medias.

Kjo ngjarje e dënueshme, që “shoqatat e gazetarëve” të paguar nga paratë e inceneratorëve dhe AMA e drejtuar nga zëdhënësja e Edi Ramës dhe produktet e marrëveshjes së 17 Majit mes tij dhe Lulzim Bashës, bëjnë sikur nuk e shohin, është e papranueshme dhe e patolerueshme, është goditje e drejtpërdrejtë për fjalën e lirë dhe kufizim i qëllimshëm për informimin e publikut.

Akti i sotëm i Lindita Nikollës është dëshmia e radhës e filozofisë armiqësore të Edi Ramës dhe “Rilindjes” ndaj gazetarëve, lirive dhe të drejtave të tyre dhe pavarësisë së medias.

Shoqatat ndërkombëtare të gazetarëve duhet të reagojnë me forcë në solidaritet dhe në mbrojtje të kolegëve të tyre në Shqipëri, që ushtrojnë misionin e tyre në kushtet e një terrori dhe dhune shtetërore”, shprehet Blushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re