Në kuadër të planit të masave mes Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit të Mjedisit për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, po zhvillohet në Shkodër operacioni “Alpet”, i cili ka nisur që prej fillimit të muajit shtator 2019.

Sekuestrohen 200 m3 lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme dhe 8 kamionë që transportonin lëndën drusore.

Më herët, nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, janë sekuestruar dhe 30 m3 lëndë drusore, janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe janë proceduar për shpërdorim të detyrës edhe 5 punonjës të ISHMPUT-së të Bashkisë Shkodër e Malësisë së Madhe.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit (ISHMPUT) vazhdon të ushtrojë kontroll përgjatë gjithë territorit të Qarkut Shkodër, me qëllim parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.

Në këtë kuadër, që prej fillimit të muajit shtator po vijon operacioni i përbashkët i koduar “Alpet” mes Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Territorit (ISHMPUT) Qarku Shkodër.

 

Si rezultat i operacionit janë identifikuar presona që kryenin prerje të pyjeve dhe transportonin lëndë drusore.

Gjatë operacionit janë kapur edhe 8 automjeteve të ngarkuara me lëndë drusore në fshatin Domen, Njësia Administrative Postrribë, Bashkia Shkodër, e cila është siguruar në mënyrë të paligjshme.

Ndaj drejtuesve të kamionëve, ISHMPUT-ja mori masa sipas ligjit duke i ndëshkuar me masa administrative gjoba që variojnë nga 500 000 deri në 1 000 000 lekë për secilin person.

Si dhe u sekuestruan 200 m3 dru zjarri të llojit AH.

Operacioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re