Mund të thuhet se me gjerësinë e hartës ku janë konstatuar vatrat e zjarrit në pyjët shqiptare, Shqipëria është nën flakë, ndërsa ka një mungesë të theksuar prononcimi nga ana e strukturave shtetërore rreth asaj çfarë po bëhet për të shpëtuar zonat e gjelbra.

Së fundmi pamjet dramatike vijnë nga zona e Tepelenës, në zonën e Ujit të Ftohtë e njohur edhe si zonë turistike , ku një sipërfaqe mjaft e madhe pyjore është nën flakë.

Një zjarr i madh ka përfshirë malin e Koshnicës pranë fshatit Siman të Gramshit pasditen e sotme. Nga flakët janë shkrumbuar disa pisha dhe një numër i madh pemësh. Terreni i vështirë malor ka pamundësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa punonjësit e saj kanë ndërhyrë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit me mjete rrethanore.

Është ende i paqartë shkaku që ka sjellë flakët në këtë zonë, ndërkohë që ato kanë qenë të favorizuara edhe nga temperaturat e larta.

Ndërkohë, një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pylli me pisha në Seman të Fierit në vendin e quajtur Godull  Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen i gjithë reparti zjarrfikës Fier. Sipas gazetares Fatmira Bajrami, terreni  i vështirë për shkak se aty ndodhen shkurre dhe ferra të mëdha që rrezikojnë përfshirjen nga zjarri të Kurorës së Pishave ne Seman.

Kjo është vatra e dytë në këtë zonë brenda 3 ditëve. Zjarri favorizohet edhe nga era. Ndërkohë, përhapja e flakëve vijon ndërsa po vazhdon puna për vënien nën kontroll të tij.

Në Rubik, në njërin prej 100 fshatrave turistik, të quajtur Katundi i Vjetër, prej më shumë se 10 ditësh sipërfaqe të tëra pyjore janë nën pushtetin e flákëve, ndërsa së fundmi është bërë një denóncim edhe nga ish-deputeti, Andon Frrokaj.

Ai përkrah pamjeve tríshtuese, shkruan se asnjë masë nuk është marrë nga shteti ndërsa akùzon qeverinë se e ka mendjen tek óligarkët.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re