Egnatia do të sfidojë kampionët e Islandës, Breidablik, në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Një short deri-diku i pranueshëm për kampionët e vendit, duke marrë parasysh se ishin në vazon e jofavoritëve dhe rreziku për të “peshkuar” një kundërshtar edhe më të vështirë, ishte i lartë.

Kampionët e Shqipërisë do ta presin takimin e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 ose 16 korrik.

Në rast se Egnatia kalon në turin e dytë të Championsit mund të përballet me Kopenhagën, Ferencvarosi TC, me njërin fitues të dyshes Lugogorets-Dinamo Minsk ose Leh Poznan.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko