Është tensionuar situata në tubimin e opozitës para Bashkisë Tiranë. Protestuesit, ashtu edhe si në tubimet e kaluara, i kanë vendosur flakën gomave të vendosura përballë godinës shtetërore.

Flaka iu vendos gomave nga një person me kapuç të zi në kokë, i cili i spërkati me benzinë.

Ky moment është shoqëruar me tensione mes protestueve dhe efektivëve të policisë, të cilët këtë herë nuk kanë vendosur gardh metalik për të mos lejuar demostruesit të afrohen.

Efektivët kanë hedhur ujë për të shuar zjarrin, por janë hasur me kundërshtinë e protestuesve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re