Nata e kaluar sërish nuk ishte e mirë për Kristiano Ronaldon. Ai e nisi si titullar kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve, por sërish nuk arriti të gjente golin.Në minutën e 66-të, u zëvendësua nga trajneri Martinez dhe portugezi u shfaq tepër i revoltuar duke u ulur jo si zakonisht në pankinë. Pas përfundimit të sfidës ai po dilte nga fusha i shoqëruar nga punonjësit e fushës.

Në një moment tifozi i vogël tentoi ti hidhej sipër por CR7 është mbrojtur nga badigardët. Ndërkohë kapiteni i Portugalisë ka shtangur dhe është ngrirë totalisht. Kjo pamje po bën xhiron e rrjetit tashmë.

That’s unbelievable on CR7 pic.twitter.com/BiZk0ZfJ8v

— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) June 27, 2024

Rikujtojmë që ky është Europiani i 6-të për sulmuesin portugez i cili ende nuk ka gjetur asnjë gol deri tani në Euro 2024 që po luhet në Gjermani.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re