Skip to content

VIDEO/ Tifozi i vogël tentoi ti hidhej sipër, Ronaldo shtanget dhe ngrin në vend! Ja momenti viral në rrjet

Nata e kaluar sërish nuk ishte e mirë për Kristiano Ronaldon. Ai e nisi si titullar kundër Gjeorgjisë në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve, por sërish nuk arriti të gjente golin.Në minutën e 66-të, u zëvendësua nga trajneri Martinez dhe portugezi u shfaq tepër i revoltuar duke u ulur jo si zakonisht në pankinë. Pas përfundimit të sfidës ai po dilte nga fusha i shoqëruar nga punonjësit e fushës.

Në një moment tifozi i vogël tentoi ti hidhej sipër por CR7 është mbrojtur nga badigardët. Ndërkohë kapiteni i Portugalisë ka shtangur dhe është ngrirë totalisht. Kjo pamje po bën xhiron e rrjetit tashmë.

That’s unbelievable on CR7 pic.twitter.com/BiZk0ZfJ8v

— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) June 27, 2024

Rikujtojmë që ky është Europiani i 6-të për sulmuesin portugez i cili ende nuk ka gjetur asnjë gol deri tani në Euro 2024 që po luhet në Gjermani.

“”