Mesfushori i Holandës, Xhoi Verman, nuk i mbajti dot lotët, teksa u zëvendësua nga trajneri Kuman, në minutën e 35-të në duelin ndaj Austrisë.
Për shkak të paraqitjes jo fortë dinjitoze, tekniku i tulipanëve, vendosi të largonte nga fusha pa u mbyllur pjesa e parë, mesfushorin 25-vjeçar që është pjesë e PSV-së, duke aktivizua Xavi Simons.
Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Verman, i cili shpërtheu në lot teksa u ul në stolin e Holandës. Ky moment nuk u shpëtoi kamerave, teksa tashmë është bërë viral edhe në rrjetet sociale.



