Shqipëria U21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, u mposht pasditen e sotme, me rezultatin minimal 1-0 nga Turqia në miqësoren e zhvilluar në Stamboll.  

Kjo përballje u vendos në minutën e 27-të, kur talenti i Beshiktashit, Semih Kiliçsoj, realizoi një gol mjaft të bukur me një goditje fluturimthi brenda zonës, duke shtangur portierin Simon Simoni.  

Vlen të theksohet fakti se talenti 19-vjeçar, luajti 32 ndeshje këtë sezon me Beshiktashin, ku në një pjesë të konsiderueshme të përballjeve, ka qenë zëvendësues i Ernest Muçit te Beshiktashi.  

Pavarësisht tentativave dhe përpjekjeve të shumta, kuqezinjtë e Shqipërisë U21, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës në këtë duel. Trajneri Bushi aktivizoi në këtë miqësore 17 futbollistë.  

GOLI I TURQISË: VIDEO 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko