Botërori i klubit nisi sot rrugëtimin e tij. Në “Hard Rock Stadium” ishin Al Ahli dhe Inter Majemi që barazuan 0 me 0.

Ndeshja për t’u harruar nga skuadra e Mesit, që sidomos në pjesën e parë ishte shumë larg pritshmërive. Rasti më kulminant i gjithë takimit u regjistrua në favor të Trezeget.

Futbollisti i Al Ahli humbi penallti në minutën e 43-të. Portieri i Inter Majemi, Ustari, ishte lojtari i ndeshjes me pritjet e tij. Të dyja skuadrat duhet të kënaqeshin me nga 1 pikë, ndërsa janë në grup me Porton dhe Palmeiras.

Sot në fushë do të zbresin fillimisht në orën 18:00, Bajern Mynih dhe Okland Siti. PSG dhe Atletiko Madrid, është më pas ndeshja që do të nisë në orën 21:00.

Penalltia e humbur e Al Ahli: (VIDEO)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko