Brazili ka arritur të sigurojë kualifikimin në Botëror falë fitores 1-0 kundër Paraguait.Goli i vetëm u realizua nga Vinicius Zhunior në minutën e 44-të. Kështu trajneri Karlo Ançeloti merr dhuratën më të bukur për ditëlindje, kualifikimin e kombëtares së udhëhequr prej tij.

Nga ana tjetër Argjentina mori barazim me Kolumbinë. Goli për miqtë u shënua në të 24-ën nga Luis Diaz dhe për kampionët e Botës në fuqi nga Almada. Leo Mesi u rikthye të luante në Argjentinë pas gati 7 muajsh mungesë dhe u aktivizua 78 minuta.

Uruguai triumfoi me 2 gola kundër Venezuelës dhe Peru-Ekuador u mbyll në barazimin pa gola. 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko