Një skenë e një filmi aksion duket se ka alarmuar qytetarët e qytetit të Elbasanit. Në videon e siguruar, shihen 2 fuoristrada të cilat rrethojnë patrllën e policisë duke u ngritur pritë me armë zjarri.

Mësohet se regjisori për realizimin e këtij filmi është i huaj. Por nuk dihen më shumë detaje.

Aktorët kanë kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për vënien në dispozicion të tyre të disa makinave.

Qytetarët fillimisht janë trembur nga këto skena aksioni, por pasi është sqaruar gjithçka ata i kanë ndjekur me kureshtje xhirimet e filmit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re