Vllaznia fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Besëlidhjes në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për “play-out”.

Skuadra shkodrane tregoi dhe njëherë diferencën që ekziston ndërmjet Superiores dhe Kategorisë së Parë, ndërsa e dominoi ndeshjen në 90 minutat e saj.

Takimi nisi shumë mirë për vendasit që gjetën fillimisht golin me anë të Arsid Krujës. Ky i fundit gjeti avantazhin për 1-0 në minutën e 15′. Një goditje e fortë e tij u ndal në rrjetën kundërshtare, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 19′ ishte Marku që realizoi një supergol. Ai goditi nga një distancë prej 30 metrash dhe shënoi për 2-0.

Besëlidhja reagoi duke ngushtuar rezultatin me Milan Djordevic. Sulmuesi serb shfrytëzoi një top të mbetur në zonë dhe realizoi për 2-1. Vllaznia gjeti golin e fitores me anë të Gilman Likës për 3-1 duke mbyllur ethet e rënies në Kategori të Parë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re