Deputetët e Partisë Socialiste kanë zgjedhur që sot të shkojnë më herët në Kuvend, kjo për shkak se opozita ka paralajmëruar një protestë.

Me qëllim për të shmangur përballjen e qytetarët që do protestojnë, socialistët kanë zgjedhur që të paraqiten në Kuvend rreth 30 minuta para nisjes zyrtare të punimeve.

Ndërkohë, pas godinës së Kuvendit janë edhe dy autobote me ujë, në rast se situata me protesten mund te agravojë.

Po ashtu edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ndodhet në terren për të monitoruar situatën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re