Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë është shoqëruar me momente tensioni pasi policia tentoi të ndalonte ndezjen e gomave para godinës me fikse zjarri.

Protestuesit kanë reaguar duke hedhur sende të forta në drejtim të tyre, ndërsa në video duket se është lënduar një efektiv.

Në pamje shihet teksa vendos dorën në sy, pasi ka marrë një goditje nga protestuesit.

Nuk dihet se është shkalla e lëndimit të efektivit të policisë, i cili qëndronte mbrapa gardhit metalik, së bashku me kolegët e tij për të mos lejuar protestuesit t’i afroheshin godinës së Bashkisë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re