EMISIONI VETTING

Tenderat e Drejtorisë së Burgjeve

Edhe pse të dënuarve iu mungojnë  barnat mjeket, energji elektrike, pagesat orëve të punë, Drejtoria e burgjeve nuk harron asnjëherë të çelë fonde për tendera të ndryshme. Kështu, një tender i shpallur më datë 14-07-2023 për blerje të pajisjeve mjekësore ngriti dyshime se kjo garë ishte paracaktuar me marrëveshje “xhentelmenësh”, pasi gjithçka e shkruar në fillim u kërkua të rishkruhej.

Firma që kërkoi rishikimin e kritereve nuk kishte kapacitet ekonomike për të marrë tenderin por në ankimimin në KPP ajo kërkon pagesë më të lartë pra më shumë se 50 milion lekë.  Dhe në një vendim nga KPP kriteret janë pranuar pjesërisht duke zgjatur afatet nga 30 në 40 ditë dhe duke mos pranuar të rritet pagesa.

Situata nis e bëhet e dyshimtë në momentin që kontrollojmë të dhënat e firmës që ka ankimuar tenderin. Kompania “Redeon” rezulton se nuk ka kapacitete financiare për të përfituar tendera, pasi sipas dokumenteve standarde të tenderave, duhet bilanci i 3 viteve, ndërkohë kjo kompani ka vetëm 2 vite në treg, pra nuk plotëson kriteret ekonomikë. Në njoftim fituesi të këtij tenderi me rregulla të rinj dhe numër reference të ri rezulton se 50 milionë lekë i përfiton kompania “Farma Net”.

Sokol Topçia merr në dorë tenderin për të burgosurit, duke i pajisur me oksimetër, frigorifer për ruajtjen e barnave, kiteve, krevat për kufizim fizik dhe këmishë force që ndihmon në kontrollin e pacientëve të vështirë ose të paparashikueshëm gjatë transportit.

Këtu ngrihet një pikëpyetje: Përse kompania “Redeon”, me seli në Tepelenë, pranoi të bëhej shtysë për ndryshime për të cilat edhe nëse do ndodhnin sërish nuk do t’i plotësonte kriteret standarde?

Përse kjo kompani kërkoi ndryshimet e kritereve ndërkohë që nuk i plotësonte as ekonomikisht kushtet?

Nëse donte medoemos që ta fitonte këtë tender përse nuk u fut më pas në garë?

Kush është përfituesi i këtij tenderi?

Sokol Topçia është përfitues i shumë tendrave madje mund të kishte vazhduar të ishte i suksesshëm edhe në këtë biznes. Por hovin ja preu policia i cila i vendosi prangat pas aksionit ‘Përfitimi’, ku u akuzua për vepra penale në fushën e farmaceutikës. Blutë e Tiranës bënë me dije se personat e arrestuar gjatë periudhës së pandemisë kishin rritur disa fish çmimet e medikamenteve, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit.

85% e tenderave në Drejtorinë e Burgjeve pa garë

Dyshimet për fitues tenderash pa garë i fakton edhe një raport i Kontrollit të Lart të Shtetit i cili ka konstatuar një sërë shkeljesh e abuzimesh në auditimin e realizuar në Drejtorinë e Burgjeve. 85 % e procedurave tenderuese janë zhvilluar pa garë. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka zhvilluar procedura prokurimi në vlerën totale prej 182,3 milionë lekë, nga të cilat procedurat me “negocim pa shpallje” kapin vlerën 155,3 milionë lekë.

Procedurat “negocim pa shpallje” janë parashikuar të kryhen në situata emergjente dhe si të tilla mbartin përherë risqe që në kushte të afateve tejet të shkurtra, për llogaritjen e fondit limit, për vendosjen e kritereve, për hartimin e kontratave deri në përzgjedhjen e operatorit fitues.

Nga auditimi i KLSH rezultoi se, në strukturën e Drejtorisë së Burgjeve, nuk janë planifikuar struktura prokuruese apo aplikuar struktura monitoruese për zbatimin e kontratave.

Shkeljet janë konstatuar edhe në blerjen e medikamenteve nga ky institucion. Por përtej emrave konkretë, problemi lidhet me administrimin e parave publike.

Tenderat janë një dosje e nxehtë e cila tashmë është edhe dosja më e fortë në duart e prokurorëve.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani: “Gjithë debati është garë apo jo çmim i lirë apo jo. Blihet mall me qëllim për cilësi dhe çmim të mirë. Por ligji i ri i prokurimeve nuk është favorizues. Buxheti i Shtetit kalon një sasi parash të mëdha në gjendje emergjence, pra jo transparence kjo e ka shkatërruar  sistemin. Arsyeja që nuk ka garë është se vidhet në “emergjencë”, krijon xhepa për abuzime. Ligji që ka qenë më i qartë me garën dhe çmimin në treg. Sot këto kritere nuk i kemi”, shprehet Manjani.

Ish-drejtori i Burgjeve ka firmosur një tender mbi 200 mijë Euro për fruta perime, reçel dhe erëza për të dënuarit.

Objekti i tenderit cilësohet për nevoja emergjente aq sa me urgjencë u detyrua të realizojë një tender me negocim, pa njoftim pa shpallje të njoftimit të kontratës i ndarë në dy lote.

Në garë morën pjesë dy kompani, por është skualifikuar “GEA” dhe fitues është shpallur “DAJTI PARK 2007” që është në pronësi të Lulzim Qefalisë, vëllait të deputetit socialist Xhemal Qefalia.

Është e njëjta kompani që pak javë më parë ka fituar një tjetër tender me 700 milionë lekë për zgjerimin e hapësirës së varrezave publike në Tufinë.

LEXO EDHE: Vetting/ Armë dhe mjete prerëse në qeli! Si u vendos në pikëpyetje siguria e Burgjeve! Kush janë firmat që fitojnë tenderat me shifra të majme në IVP

Vetting skanon problemet në Burgje! Mjekët refuzojnë të shërbejnë! Të dënuarit nuk paguhen! Flasin ekspertët: Pse s’respektohet kontrata

Vetting/ Ilaçe të skaduara dhe kancerogjene në Burgjet e Shqipërisë! Çfarë zbuloi raporti i KLSH! SPAK nis hetimet për tenderat

Vetting zbulon shifrat/ Sa të hetuar nga SPAK përfituan nga Amnistia Penale! Të metat e sistemit të Burgjeve

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re