Një shtetas 27 vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës.

Burime konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjeç. Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.

NJOFTIMI

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re