Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar opozitën pasi bllokuan foltoren në Kuvend duke i quajtur si “ushtria e turpit”.

Ministrja i paralajmëroi se nëse nuk normalizonin situatën do të bëhej votimi i projektligjeve pa debat dhe më pas do të mbyllen seanca.

“Më të shkurtër se gjuhët tuaja që të arrini të dëmtoni vendin duke u nisur nga bregu”, tha ajo.

Elisa Spiropali i “thumboi” teksa i kërkoi t’i bashkoheshin protestuesve jashtë Kuvendit për të shtuar numrin e tyre.

 

“Kjo ka vetëm një emër, utopia, ushtria e turpit të opozitarëve pa ide dhe pa atdhe. Të vini këtu dhe të bllokoni foltoren, të fyeni. Me të parën tërhieqt vëmendja dhe më pas nxirren jashtë kësaj salle për prishje të rendit. Ose ndryshe kalojmë në votim, e mbyllim këtë seancë derisa këta të mësojnë të sillen. Ishte kaq e parashikuar këta që bëtë e këto që përmendi.

Ti nuk njeh veten Gaz jo të njohësh atë. Do të nisni revolucionin në gotë të thyer, e keni shumë të shkurtër dorën.

Më të shkurtër se gjuhët tuaja që të arrini të dëmtoni vendin duke u nisur nga bregu.

Dorën mund ta përdorni për tu kapur secili për flokësh me njëri-tjetrin, kë fusni e kë nxirrni nga grupi, me Sali Berishën në krye nga dëshpërimi për të mos u mbytur në detin mes Shqipërisë e Italisë.

Jeni shumë komikë me tension dramatik që recitoni. Më mirë të dilni jashtë të gjithë se shtoni edhe numrin e protestuesve jashtë sepse këtu jeni shumë pak”, tha Spiropali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re