Duke folur një aktivitet në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, kryeministri Rama përmendi risinë e sezonit të ri: 300 nxënës ekselence, zgjedhin mësuesinë.

“Besoj që është legjitime që unë të jem sot krenar që këtu para meje foli një nxënëse e ekselencës nga Shkodra që ka zgjedhur mësuesinë së bashku me 300 nxënës të tjerë të ekselencës. Kjo ishte e paimagjinueshme vetëm pak kohë më parë që nxënësit e ekselencës të shkonin për mësuesi dhe investimin e prindërve dhe ëndrrat e tyre t’i linin peng në sistemin e  marrë fund të mësuesisë që pasohej nga sistemi i marrë fund i  mësimdhënies”, theksoi kryeministri, në aktivitetin e titulluar “Mësues për Shqipërinë që duam”.   

Si risi tjetër veçoi celularin, heqjen e tij nga shkolla.

“Ky vit do të jetë viti i një epoke të re me celularin në shkollë. Nuk do lejojmë celularë në shkollë. As për fëmijët dhe më vjen keq as për mësuesit. Do i dorëzojnë në fillim dhe do i marrin në fund të mësimit. Muajin e parë do e bëjmë muaj edukimi. Në muajin e dytë celularët merren dhe hidhet në plehra nuk i kthehet më atij që e ka sepse janë  ndotës me rrezikshmëri të lartë të mjedisit arsimor. Dhe ndotësit i varrosim dhe i riciklojmë. Ndërkohë që po përgatitemi të heqim celularët nga institucionet e shtetit që janë bërë si klube interneti të gjithë”, theksoi Rama.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re