Te dielen me 15 Shtator vjen ne Berat me nje ekspozite personale artisti beratas Jorgaq Gogu.

Jorgaq Gogu nga viti 1965 kur mbaroi studimet si nxenes i te medhenjve Janaq Paço, Abdurahim Buza, Thanas Papa etj ka qene nje emer i jo pak i njohur deri ne vitet ’90 ne jeten artistike ne Berat, ne qytetin e tij te lindjes.
Nje artist aktiv ai ka qene pjesemarres i te gjithe konkurseve dhe ekspozitave lokale por dhe ne disa kombetare si piktor, skulptor e projektues tekstili. Krijimtaria e tij vazhdimisht do te pershkohej nga orientime te artit bashkohor. Per vlera te spikatura artistike krijimtaria e tij eshte nderuar me çmime te ndryshme.
Disa prej veprave sidomos skulpturat jane ekspozuar perkrah puneve te bashkekohesve te tij ne mjedise e institucione te qytetit te Beratit

Ne 1993 deri ne 2004 vendoset ne Greqi duke ushtruar profesionin e lire te artistit. Se bashku me artiste greke, realizon shume vepra disa prej te cilave per te zbukuruar mjedise ne Athine apo qytete te ndryshme ne Greqi.
11 vitet e emigrimit, do ti sherbenin si motiv te plotesimit te pervojave te tij krijuese duke shfrytezuar kontaktet me artiste te njohur dhe artin bashkohor per ti dhene nje tjeter dimension krijimtarise se tij artistike.
Mbas vitit 2004 Jorgaq Gogu cvendoset ne Tirane e jeton si artis i lire me nje aktivitet te ngjeshur krijues duke realizuar disa cikle veprash ne gjini te ndryshme vizive dhe rreth dhjete ekspozita vetjake disa prej te cilave ne Galerine Kombetare te Arteve.

Aktualisht jeton si artist i lire ne Pogradec.

Pikerisht ne shtator 2007 ka qene prezent ne Berat ne nje performance artistike krejt te veçante, nje bashkepunim i paperseritshem midis artistit 65 vjeçar dhe nipit TEO 7 vjeç ne ekspoziten BREZAT. Por ne te vertete e çuditshmje e kesaj performance isht se ne rastin tone eshte femija ai qe ka marre per dore gjyshin ne kete ndermarje te guximshme duke e shetitur ne labirinthet e botes feminore, te çuditeshme te fantazise se tij. Ne situatat sureale dhe lufterat imagjinare ku lapsi i nipit dhe peneli i artistit kane te njejtin ritem frymemarrjeje dhe gjuha e tyre e perbashket ishte pasqyrimi i luftes ekzistente, por te padukshme mes se mires dhe se keqes.
Ketu fantazia eshte ura e tranzicionit dhe dashuria per te bukuren e pikturen eshte ajo qe i benri NJE ne “BREZAT”.
Vizatimet e nipit ishin ato qe ngacmuan dhe joshen per te krijuar e punuar ne nje bote tjeter qe ishte krejtesisht e re, origjinale dhe teresisht e tyre. Kufijte e imagjinates se perbashket ishin nje shtrirjeje interesante duke filluar qe nga betejat “mes se keqes dhe se mires” te frymezuar nga libri dhe filmi “Mbreti I Unazes”, tek beteja e Narnias ku krijesat e mitologjise ringjallen serish e deri tek fiset Indiane e ushtrite Angleze, per te mos harruar kornizimin e fitores se vitaminave kunder mikrobeve te demshme qe sulmojne duart e dhembet e femijeve.
Sinqeriteti dhe dhe instikti feminor ne kete ndermarrje te pafajshme i ka dhene nje drite te brendeshme, nje ritem te veçante dhe spontanitet krijimtarise se gjyshit. Ketu qendron dhe nje nga vlerat e saj, sepse artisti i haruar pas lodrave te nipit le pas dore pervojen duke u lehtesuar dhe pastruar nga shume gjera.

Por shume vite larg qytetit te tij ja kane shtuar dashurine, e kane iluminuar Beratin e pikturave te tij, i kane sugjeruar nevojen e rikthimit per te prezantuar nje cikel pikturash teper shpirterore, teresisht nen nje kendveshtrim e koncept personal ne “Bijat e Eves”

Kjo ekspozite ne Berat, ne Galerine “Edward Lear” vjen si nje ogur i mire ne “pragvjeshten e pare” duke ndricuar perseri pasionin e dashamiresve te arteve vizive

Ti urojme se pari mirseardhjen Jorgaq Gogut dhe ekspozites se tij shume sukses!/ Agron Polovina

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re