Teksa lëvizja e lirë nga muaji mars mbetet një shqetësim për qytetarët, kryesisht ata që nuk kanë dokumente europiane, sinjale pozitive vijnë nga Gjermania, e cila ka Presidencën e Bashkimit Europian.

Feliks Baci, drejtor për Sigurinë e Fluturimeve në Autoritetin e Aviacionit Civil, i ftuar në emisionin E-ZONE në Vizion Plus, tha se po punohet për të hequr kufizimet që po dikton pandemia.

“Unë mund t’ju them se Komisioni Europian, nën presidencën e Gjermanisë, konkretisht Departamenti për Transportin po punon që protokolli COVID të mund të zëvendësohet me një protokoll test.

Pra kush kërkon të udhëtojë, do t’i bëhet një kontroll i shpejtë në aeroport dhe më pas pasgjeri do të vijojë udhëtimin e tij. Ky është një sinjal pozitiv mbi të cilin po punohet”, tha Baci

Referuar të dhënave, fluksi i fluturimeve aktualisht është rikthyer si në vitin 1989 thotë Baci, çka do të thotë se kjo industri është në një krizë të thellë. Por shpresa është që me ardhjen e festave të fundvitit situata në transportin ajrorë pritet të pësojë një relaksim, thotë drejtori I aeroporit “Nënë Tereza”

“Europa ka vendosur së fundmi disa masa kufizuese dhe ne prekemi prej tyre në aktivitetin e fluturimeve. Ne thjesht duhet të përballojmë situatën.

Megjithatë kemi një numër të kënaqshëm fluturimesh dhe shpresojmë se më shumë do të kemi në dhjetor, në kohën e Krishtlindjeve, veçanërisht me Europën, ku disa masa shtrënguese të vendosura në Gjermani dhe Francë do të jenë në fuqi deri në fund të nëntorit. Ne shpresojmë, shpresojmë shumë që në kohën e Krishtlindjeve të kemi shtim të fluturimeve”, tha Costandin von  Alvensleben.

Por në përfundim të pandemisë, tregu pritet të reflektojë një rritjetë cmimit të biletave ajrore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko