Vora është zgjuar sërish në merkaton e verës, ku pas disa ditësh është arritur akordi edhe me një përforcim tjetër. Pas Griseld Likës dhe Segerso Gesit, afrimi i tretë i vorakëve vjen nga tregu i huaj dhe bëhet fjalë për një mesfushor nigerian.

23-vjeçari Evans Aneni është përforcimi i radhës për Vorën. Aneni është i datëlindjes 15 shkurt 2001, 185 cm i gjatë dhe roli i tij është mesfushor shkatërrues. Në sezonin e shkuar Aneni ka luajtur në Maltë me skuadrën e Mostas. Ka qenë vetë klubi vorak që përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale ka njoftuar për afrimin e mesfushorit, i cili pritet që të prezantohet më 1 korrik. Ja njoftimi i Vorës në lidhje me përforcimin e tretë në merkaton e verës:

”Evans Aneni përforcimi i radhës. Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin nigerian Evans Aneni, i cili bashkohet me klubin tonë. Evans, sezonin e fundit ishte pjesë e Superligës së Maltës me skuadrën e Fc Mosta ku pati paraqitje të shkëlqyeshme, që bindi kryesinë tonë për të nënshkruar me të. Në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Samut Prakan Siti, Leixoes SC në Portugali. Prezantimi i futbollistit do të bëhet më 1 korrik në zyrat e klubit tonë”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re