Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i drejtuar nga Ilirjan Celibashi ka ngritur një grup pune lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë. Grupi i punës që përbëhet nga 6 anëtarë do të përgatisin një material për mundësinë e votimit në emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtarët e grupit të punës janë: Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenilli, Mirela Gega, Erion Meta dhe Anduela Ndreu.

Grupi i punës ka këto detyra:

Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit, në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021 të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të RSH-së.
Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale apo elektronike, duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.
Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.
Të bëjë një vlerësim të përgjithshëm me kostot financiare.
Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit.
Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vende të ndryshme.

Në përfundim të kësaj pune, grupi duhet të dorëzojë një raport të Komisioneri, në këtë rast Celibashi, deri në datën 15 Nëntor të këtij viti.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re