Aktivistja Suela Koçibellinj ka komentuar ngjarjen në Gramsh ku mbeti viktimë e një sulmi me thikë një 16 vjeçar.

Përmes një interviste për Panorama TV, Koçibellinj është shprehur se ngjarja ka ndodhur pasi autorët e kanë rritur nivelin e dhunës hap pas hapi, pasi kanë parë që shoqëria nuk reagon.

Nga ana tjetër, sociologia Marsida Simo është shprehur se ka një ndryshim të madh në strukturën shoqërore, ku sipas saj, fëmijët janë ndryshuar rolet me prindërtit dhe anasjelltas.

Ajo shtoi se nuk duhet lejuar që konfliktet mes adoleshentëve të përshkallëzohen dhe të shkojnë deri në pikën që t’i marrin jetën njëri-tjetrit, por duhet reaguar më parë.

Pjesë nga biseda në studio:

Koçibellinj: U bë kohë që flitet për fenomenin e bullizmit. Nuk kemi një person që është bullizues, ai është lideri dhe kërkon mbështetjen e një grupi. Këta nuk janë 4 persona që u takuan rastësisht dhe kryen veprën ndaj palës së pestë. Ata kanë provuar një nivel dhune dhe kanë kuptuar që këtu nuk reagohet. Hap pas hapi ata e kanë rritur nivelin e dhunës ndaj të riut deri në marrijen e vendimit eketrem.

Simo: Janë ndërruar rolet, fëmijët janë bërë prindërit dhe prindërit janë bërë fëmijët. Janë zbehur edhe figurat e policit… Mos të arrijmë në atë që ndodh sot në Amerikë. Ndodhin të paktën 2 vrasje në ditë në shkolla. Këto ngjarje janë produkti i joni, produkt i arsimit që po çalon dhe nuk flitet me zë të lartë. Shkolla po bëhet një vend që nuk po arrihet të edukohet, por shihet si një proces që duhet mbyllur. Ne po marrim më të keqen e teknologjisë. Adoleshentët marrin atë që kopjohet më lehtë.

Koçibellinj: Ne nuk po bëjmë detyrën që duhet. Nëse ne numërojmë raste, si këto raste ka përditë, pavarësisht se ato neutralizohen brenda mureve të shkollës. 5 vjeçari i parë është shumë i rëndësishëm për fëmijët. Moshshkollimi i prindërve e ka dëmtuar familjen shqiptare. Në 5 vjeçarin e parë ne i kemi hyrë në hak fëmijëve. Më pas kalojmë te shkollat. Shkolla shqiptare ngelet një shkollë që është e ngurtë. Figura e mësuesit është ajo figura e ngurtë dhe fëmijët duhet të dëgjojnë. Fëmija ka të drejtën e tij të shprehjes. Fëmijët nuk janë të aftë të shprehin emocionet e tyre. E folura është ajo që neve na ndryshon. Nëse ne si prind ja themi këtë fëmijëve sa jemi munduar, do e bëjmë atë të kuptojë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re