Sociologu Gëzim Tushi thotë se vrasja e adoleshentit në Gramsh është një krim i përmbindshëm. Në një lidhje me skype për “Panorama TV”, Tushi theksoi se kjo vrasje është e lidhur me dy arsye, familjen dhe shkollën.

gezim tushi

Sipas tij, familja sot nuk po i kupton më adoleshentët, duke theksuar se kalimi i moshës nga fëmijë në të rritur është një periudhë e errët, në kuptimin figurativ.

Sociologu u shpreh se ata që duhet të ndryshojnë janë prindërit dhe jo adoleshentët.

Ndërsa për shkollën, Tushi tha se nuk duhet të jetë vetëm një institucion  ku jep vetëm ushtrime matematike.

“Ata që duhet të ndryshojmë jemi ne, janë prindërit dhe mësuesit që duhet të kuptojnë adoleshentët. Ideja që mund ta mbash në fre me dhunë, apo mund ta poshtërosh apo dhunosh është e gabuar, me ta duhet të komunikosh”, tha Tushi.

Tushi: Ngjarja e Gramshit nëse do ti bëjmë një prerje të shkaqeve të këtij krimi të përbindshëm që nisi si krim virtual dhe më pas u kthye në krim real, është e lidhur me dy arsye sepse këta adoleshentë e soçëm më shumë sesa janë fajtorë po bëhen viktima të këtij realiteti. Përgjegjës për këto veprime, për këto sjellje janë dy institucione familja, e cila ka filluar të mos i ketë mirë marrëdhëniet me adoleshentët, ka filluar të mos i kuptojë adoleshentët e soçëm, që nuk janë më adoleshentët e djeshëm, me këta të soçmit duhet të merresh. Psikologet thonë se kjo moshë nga fëmijëri në rini është një moshë e errët në kuptimin figurativ. Adoleshentet e ndjejnë veten të fortë, pjekuria seksuale u jep një ndjesi që ata janë të rritur, të mëdhenj dhe pastaj fillojnë mos e pranojnë autoritetin e prindërve apo mësuesve.

Ata që duhet të ndryshojmë jemi ne, janë prindërit dhe mësuesit që duhet të kuptojnë adoleshentët. Ideja që mund ta mbash në fre me dhunë, apo mund ta poshtërosh apo dhunosh është e gabuar, me ta duhet të komunikosh.

Pyetje: A kanë dështuar këto dy institucione?

Tushi: Padiksutim, edhe pse nuk dua ta them, që janë institucione në një krizë të brendshme sidoqoftë janë në një gjendje paqartësie, janë tronditur parimet e prindërimit.

Më ka ardhur shumë keq, kam dëgjuar një deklaratë të ministrisë së Arsimit që distancohet dhe thotë që përgjegjësia është e familjes dhe shoqëria. Këtë e dimë, por shkolla ka përgjegjësitë e saj. Më lejoni ta theksoj se adoleshentët pasoi ikën nga shtëpia shkojnë në shkollë dhe shkolla është inicioni universal ku mësojnë të ndërtojnë marrëdhëniet me njëri tjetrin.

Atëherë shkolla nuk është vetëm një institutin që jep ca ushtrime matematike, jo. Ministria e Arsimit duhet të shohë politikat e veta, më shuamë sesa merret me rezultat duhet të merre me faktin që ca ka shkolla që nuk arrin  të ndikojë ne edukimin qytetar të adoleshentëve.  Në vend që të edukojmë qytetarë, po edukojmë njerëz që me gjak të ftohtë pastaj bëhen kriminelë dhe i marrin jetën shokut. Këto institucione duhet të bashkëpunojnë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re